fbpx

Për shkak të mjegullës, mbyllet aeroporti i Shkupit

Për shkak të mjegullës janë anuluar të gjitha fluturimet e aeroplanëve që aterojnë në aeroportin Aleksandri i Madh në Shkup.

Është anuluar fluturimi nga Vjena dhe nga Lublana, të cilat ishin parashikuar për në mesnatë, si dhe fluturimet nga Shkupi drejt Vjenës, Lublanës dhe Zagrebit.

Anulime të fluturimeve ka edhe sot në mëngjes edhe atë në fluturimet nga dhe drejt Stambollit dhe Beogaradit.

Gjithashtu, për shkak të mjegullës u anulua edhe fluturimi i kryeministrit Gruevski dhe ministrit Poposki për në Kroaci, të cilët duhej të takoheshin me kryeministrin kroat Zoran Milanoviq.

Takimi do të realizohet kur të ketë kushte më të mira./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button