Sulm me bombë pranë Ambasadës së SHBA-së në Tunizi (VIDEO)

Një polic ka humbur jetën ndërsa dy sulmues vetëvrasës u hodhën në erë pranë ambasadës së SHBA-ve në kryeqytetin Tunis, njoftuan sot mediat, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sulmi kishte si synim një pikë kontrolli të sigurisë pranë ambasadës në Tunis, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve TAP, duke cituar një burim të mbrojtjes civile.

Sipas TAP, e cila citoi Ministrinë e Brendshme, shpërthimi ka lënë pesë zyrtarë të sigurimit të plagosur, ndërsa njëri prej tyre iu nënshtrua plagëve të tij. Një civil po ashtu u plagos lehtë.

Rajoni i Buhayra në kryeqytet, ku ndodhet ambasada e SHBA-ve, është lokacioni i shumë misioneve diplomatike si dhe agjencive të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button