Holandë, u shënua rasti i parë i vdekjes nga koronavirusi

Në Holandë për herë të parë një person humb jetën për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga Instituti shtetëror i shëndetit dhe mjedisit të Ministrisë holandeze të Shëndetësisë, thuhet se një 86 vjeçar i gjinisë mashkull ka humbur jetën teksa ndodhej nën karantinë në spitalin Ikazia në qytetin Rotterdam.

Në deklaratë thuhet se në vend për herë të parë një person humb jetën nga Covid-19 dhe se është ende e paqartë mënyra dhe ku është infektuar personi në fjalë.

Ndër të tjera, personave që kanë kontaktuar me personin që ka humbur jetën i bëhet thirrje që të qëndrojnë në shtëpi pasi edhe ndaj tyre do të kryhen analiza nëse do të jetë e nevojshme.

Në Holandë deri më tani janë përcaktuar me koronavirusi 82 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button