Persona të panjohur i vënë flakën zyrës së homoseksualëve në Çarshi

Qendra e cila ishte e njohur si zyrë e homosekualëve apo LGBT  në Çarshi të Shkupit, mbrëmë në orët e vonëta, i është vënë flaka nga persona ende të panjohur. Sipas dëshmitarëve që kalimthi kan kaluar, afër 8 deri në 10 zjarrfikës, vështirë e kanë pasur ta shuajnë zjarrin që dilte nga çdo anë, transmeton Almakos.

Por nuk ka përfunduar me kaq, ata që e kanë bërë sulmin, kanë lënë edhe porosi, duke e shkruajtur: “terpete” (që në shqip do të thotë duroni).

Pas sulmit të Plisave në Prishtinë, skena ku ishin paraparë të mbahen një mori aktivitetesh, që kishin për bazë diskutimet për seksin nga Revista “Kosovo 2.0”, në Pallatin e Rinisë, ishte shkatërruar. Rasti i mbrëmshem është rasti i dytë që ndodhi mbrenda disa ditëve si sulm ndaj homoseksualëve në qytetet shqiptare./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button