Panairi i librit “Tetova 2012”, nga 19 dhjetori në Tetovë

Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni, prej 19 deri më 23 dhjetor 2012, në Qendrën Tregtare ILIRIA CENTER, e cila gjendet në sheshin e qytetit të Tetovës, organizon Panairin e librit shqip “Tetova 2012”.

Panairi i librit shqip në Tetovë tani më veç ka marrë karakterin e një manifestimi tradicional kulturor, duke shtuar në këtë mënyrë dukshëm interesimin e lexuesit shqiptar në këto treva.

Edhe në panairin e sivjetmë të librit pritet të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i botuesve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button