Kinë, numri i vdekjeve nga koronavirusi arriti në 3.045

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kinë ka arritur në 3.045, njoftuan sot mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë në Kinë, të enjten 30 njerëz vdiqën për shkak të virusit të njohur si COVID-19, ndërsa janë regjistruar 143 raste të reja, raportoi Xinhua News.

Shumica e vdekjeve janë raportuar nga provinca Hubei, vendi ku shpërtheu virusi dhjetorin e kaluar.

Numri i vdekjeve për shkak të infeksionit u rrit në 3.045, përfshirë dy në Hong Kong dhe një në Tajvan, raportoi CGTN.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në këtë vend ka arritur në 80.550. Më shumë se 53.700 pacientë janë liruar nga spitali pas shërimit.

Për më tepër, Hong Kongu raportoi 104, Macao dhjetë dhe Tajvani 44 raste të virusit.

Ndërkohë, Koreja e Jugut sot bëri të ditur se numri i rasteve të konfirmuara të infeksionit është rritur në 6.284. Numri i vdekjeve në vend aktualisht është 42.

Biznesi në Japoni po dëshmon rënie për shkak të përhapjes së virusit, nga i cili janë regjistruar mbi 1.000 raste, përfshirë ato nga anija Diamond Princess.

Prodhuesit japonezë të automjeteve pjesërisht kanë mbyllur fabrikat e tyre, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo.

Në Australi, New South Wales raportoi 28 raste të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në gati 80.

Duke u bërë thirrje qeverive në gjithë globin që ta marrin seriozisht epideminë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i paralajmëroi se epidemia e koronavirusit “nuk është një stërvitje”.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se epidemia e COVID-19 mund të luftohet “por vetëm me një qasje kolektive, të koordinuar dhe gjithëpërfshirëse që përfshin të gjithë makinerinë e qeverisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button