Ronaldinho u lirua nga paraburgimi, kërcënohet me 5 vite burg

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Ronaldinho është liruar pasi u arrestua për shkak të hyrjes në Paraguaj me pasaportë të falsifikuar me vëllain Roberto Asis, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç shkruajnë mediat lokale, sipas ligjeve paraguajane, dënimi më i rëndë për posedim të dokumenteve të rrejshme është 5 vite burg.

Ronaldinho të mërkurën arriti në Paraguaj për të promovuar librin e tij të ri “Gjeniu i jetës” dhe mori pjesë në një event humanitar.

Kjo nuk është hera e parë që Ronaldinho të arrestohet për shkelje të ngjashme, meqë në vitin 2018 autoritetet braziliane ia konfiskuan pasaportën sepse nuk pagoi një gjobë për shkak se ilegalisht ndërtoi një kompleks në Porto Alegre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button