Gruevski dhe Poposki për vizitë në Kroaci

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski sot po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë. Kryeministri Gruevski do të ketë takim me homologun e tij, kryeministrin kroat Zoran Milanoviq, pas çka do të vijojë takim plenar i delegacioneve të të dy shteteve. 

Pasdite, janë paraparë takime të kryeministrit të Maqedonisë me presidentin e Kroacisë Ivo Josipoviq dhe me kryetarin e Parlamentit të Kroacisë Josip Leko. Gjatë kohës së vizitës do të nënshkruhet marrëveshje për partneritet euroatlantik midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë. 

Nga ana e Maqedonisë marrëveshjen do ta nënshkruajë ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, ndërsa nga ana korate Vesna Lusiq, nënkryetare e Qeverisë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Evropiane. 

Sipas programit, sonte kryeministri Gruevski do të takohet edhe me përfaqësues të bashkësisë së qytetarëve të Maqedonisë në Republikën e Kroacisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button