Lëvizja “Anti Bixhoz”: Ditën kur fillon fushata, do të bllokojmë pikë pagesën Tetovë – Shkup (VIDEO)

Ditën kur zyrtarisht fillon fushata zgjedhore, më 23 mars, Lëvizja Anti Bixhoz do të bllokojë pikë-pagesën në autostradën Tetovë – Shkup. Këtë e bënë të ditur ata sot në një konferencë për shtyp ku në mes të tjerash, ju bënë thirrje partive politike që të mos hyjnë në Qeverinë e pas 12 prillit pa kushtëzuar partitë me shumicë maqedonase, për ligjin për lojërat e fatit, shkruan Portalb.mk.

Sipas Zeqirija Alitit nga kjo lëvizje qytetare, fajin për mos miratimin e këtij ligji e kanë dy partitë më të mëdha me shumicë maqedonase, ai bëri thirrje deri te të gjithë liderët të partive politike që të takohen me përfaqësuesit e Anti Bixhozit.

“Lëvizja Anti Bixhoz ndjehet e tradhtuar për mos sjelljen e ligjit për lojërat e fatit andaj kjo konferencë për shtyp ju dedikohet atyre që të përmirësojnë gabimin e bërë. Shkaku që ne sot nuk e kemi ligjin e shumëpritur janë dy partitë LSDM dhe VMRO DPMNE. Kemi thënë se do ti demaskojmë karshi opinionit të gjithë ata të cilët do të jenë në krah të bixhozit duke mos e miratuar ligjin. Nga sot të gjithë subjekteve politike ju bëjmë thirrje publike për takim me Lëvizjen Anti Bixhoz që të marrim zotim nga ata se në programin zgjedhor do ta kenë prioritet ligjin për lojërat e fatit, si dhe premtimin për kushtëzim nga ana e partive shqiptare në formimin e qeverisë së ardhshme me ligjin për lojërat e fatit faktikisht prioritet i Qeverisë së ardhshme të jetë mbyllja e objekteve të lojërave të fatit deri në sjelljen e ligjit. Ditë që fillon kampanja parazgjedhore Lëvizja Anti Bixhoz ju bën thirrje qytetarëve dhe shoqatave civile se me datë 23.03.2020 do të bllokojmë pikë pagesën në autostradën Tetovë – Shkup afër fshatit Zhelinë” deklaruan sot nga Lëvizja Anti Bixhoz.

Ligji për lojërat e fatit nuk arriti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për votim, për shkak se u pamundësua kjo nga Komisioni për Financa, respektivisht nuk kishte kuorum për votim të këtij ligji në komision që më pas i njëjti të bartet në kuvend.

Ndryshe, për Portalb.mk, deputetët e të gjitha partive politike shqiptare u shprehën se janë të gatshëm të votojnë për ligj të ri i cili përmban dispozita për largimin e bastoreve jashtë “pikave të interesit” siç janë objektet edukative. Por, opozita ka kushte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button