Bugajski: Bullgaria nxit popullin shqiptar të kundërpërgjigjet me protesta

Vendimi i Bullgarisë për të bllokuar Maqedoninë të fillojë negociatat aderuese me Bashkimin Evropian duke vendosur veto është kundërproduktiv dhe atë jo vetëm për Maqedoninë, por për të gjithë rajonin. Kështu ka vlerësuar eksperti amerikan për Ballkanin Janusz Bugajski për Radion Nacionale Bullgare. 

“Protesta nga popullata shqiptare janë të mundshme. Ja pse sipas meje kjo zgjidhje është kundërproduktive, jo vetëm për Maqedoninë, por për të gjithë rajonin”, thotë Bugajski.

“Nëse vendet e BE-së si që është Bullgaria vazhdojnë ta bllokojnë Maqedoninë, atëherë shkruhet një e ardhme shumë e paparashikueshme. Kjo është një politikë vetë shkatërruese e cila mund të kontribuojë në destabizlimin e rajonit. Nëse Maqedonia do të ishte e bllokuar në një afat të pacaktuar si dhe me anëtarësimin në NATO dhe në BE, do të ketë një destabilizmi i brendshëm në këtë shtet. Sidomos ndërmjet shqiptarëve të atyshëm ka një pakënaqësi për shkak të mospërparimit drejt eurointegrimeve” tha Bugajski.

Në raport me motivet e Sofjes që kanë të bëjnë me historinë dhe presionin e Maqedonisë, siç theksohet, që ta përvetësojë historinë bullgare, Bugajski thotë se nuk është shumë e sigurtë se çfarë saktësisht kërkojnë Bullgarët sepse çdoherë do të ekzistojnë nacionalistë në Maqedoni të cilët do të pretendojnë për pjesë të historisë së Bullgarisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button