Brazili do të tërheqë diplomatët nga Venezuela

Brazili ka vendosur t’i tërheqë mbrapa të gjithë diplomatët në Venezuelë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Brazili, vend i cili nuk e ka njohur legjitimitetin e presidentit venezuelas Nicolas Maduro, por atë të presidentit të vetëshpallur Juan Guaido, krahas kryeqytetit Karakas, ka tërhequr konsullët dhe diplomatët e tjerë edhe nga qyteti Guayana.

Vendi nuk kishte ambasador në Venezuelë.

Raportet midis Brazilit dhe Venezuelës fillimisht u tensionuan gjatë procesit gjyqësor ndaj ish-presidentes braziliane Dilma Rousseff, ndërsa përkeqësimi më i madh i marrëdhënieve ndodhi në dhjetor të vitit 2017, kur Maduro e shpalli ambasadorin e Brazilit në Karakas, Rui Pereira, si person i padëshiruar.

Maduro shpesh ka kritikuar edhe qeverinë e presidentit Jair Bolsonaro që erdhi në pushtet më 1 janar të vitit të kaluar, duke e akuzuar atë për “strehim të grupeve të armatosura që kanë në shënjestër Venezuelën”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button