Demi Moore përsëri vetëm

Sapo mendohej se kishte arritur “t’i kapte penjtë” dhe të kthehej në shoqëri, aktoren e ka lënë edhe i dashuri i saj i fundit, i cili ishte 24-vjet më i ri se Demi Moore.Pas Ashton Kutcherit, aktorja nuk po mundet kurrsesi ta rehatojë jetën private, por as atë afariste. Nuk ka kaluar as një muaj që nga koha kur mediet amerikane raportuan se aktorja 50-vjeçare, Demi është në lidhje me 26-vjeçarin, Vito Schnabel, djalin e artistit dhe regjisorit, Julian Schnabel, ndërsa lidhjes tashmë i erdhi fundi.

Për përfundimin e kësaj lidhjeje, thuhet se fajtore është vetë Demi, e cila pothuajse çdo natë argëtohet çmendurisht në ndonjërin prej klubeve më prestigjioze të New Yorkut, ndërsa Vito nuk e pëlqen këtë lloj të argëtimit dhe në veçanti atij nuk i ka pëlqyer as shkuarja e saj në party në Miami, ku ai kishte organizuar një ekspozitë.

Sipas shkrimeve të medieve amerikane, Demi në atë mbrëmje ishte me pantallona shumë të shkurtër dhe ishte në qendër të vëmendjes, gjë që “çunit” të saj nuk i kishte pëlqyer aspak. Edhe pse ai ishte larguar nga ndeja jo shumë pas mesnatës, Demi me legjendarin, Lenny Kravitz, është argëtuar çmendurisht deri në agim. Kur arriti në shtëpi, krevati ishte, përsëri, bosh dhe i ftohtë.

Kujtojmë se ylli i filmit “Ghost” para një viti është ndarë nga aktori Ashton Kutcher, i cili tani është në një lidhje zyrtare me bukuroshen hollivudiane, Mila Kunis.

Lajme të ngjashme

Back to top button