Basha letër Ambasadores amerikane: Salianji u dënua me gjyq politik

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është drejtuiar me një letër ambasadores amerikane Yuri Kim lidhur me gjyqin ndaj Ervin Salianjit për çështjen “Babale”.

Në letrën që Ora News e disponon, Basha sqaron pozicionin e ish-deputetit të PD, Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi.

Ai shprehet se ata janë dënuar padrejtësisht, pasi sipas tij publikuan rrëfimin e dëshmitarit “X” që akuzonte vëllain e ish- ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për trafik droge.

Basha thotë se PD-ja publikisht përmes Ervin Salianjit ka paraqitur prova për përfshirjen e vëllait të zotit Xhafaj në narkotrafik, por çështja u politizua.

“Pavarësisht këtyre zhvillimeve, nën presionin politik të qeverisë, sistemi drejtësisë dështoi të bëjë dhe përfundojë një hetim për këto krime të dyshuara, përfshi tentativat për t’i mbuluar ato, me përfshirjen e zyrtarëve të lartë të policisë dhe politikanëve nga PS”.

“Gjyqi prodhoi shkelje flagrante të ligjit, nga një gjykatës haptas i lidhur me partinë në pushtet duke dënuar përfaqësuesin e PD Ervin Salianji dhe gazetarin investigativ Jetmir Olldashi me akuza absurde për raportime të rreme”, thuhet në letër.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar Salianjin me 1 vit burg për kallëzim të rremë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button