Kundërspin: Për Osmanin dhe BDI-në ka shantazh “të mirë” dhe “të keq”?!

A është në interes të qytetarëve që për shkak të interesave partiak të miratohet vendim i përshpejtuar ligjor në një proces joinkluziv për përdorimin e gjuhës shqipe, dhe më pas të miratohen kushte të përshtatshme ose të mos dëgjohen ekspertët? A është në interes të qytetarëve që të shkohet deri në procese gjyqësore për shkak të insistimit të një ndryshimi të këtillë? Këto me shumë siguri janë spinime të partisë e cila shantazhon “vetëm për të mirën e qytetarëve ose shtetit”

Funksionari i lartë i BDI-së, Bujar Osmani, mbajti konferencë për shtyp, në të cilën mund të shihet spin në një pjesë të kësaj dalje:

Spin: BDI ka qenë timoni, edhe atëherë kur pa pasur dyshime, BDI mbajti timonin për ndjekje të kursit euro-atlantik. Kohët e fundit flitet për një lloj shantazhi të bërë nga BDI-ja ndaj partive politike maqedonase, madje tani të dy partitë politike maqedonase bëjnë thirrje tek qytetarët për 61 deputet që BDI-ja të mos i shantazhojë në qeverinë e ardhshme. Nëse shantazh është nevoja për zgjidhjen e emrit dhe hapjen e rrugës drejt NATO-s, nëse shantazh është nevoja për nënshkrimin e marrëveshjes me Bullgarinë, nëse shantazh është nevoja e sjelljes së Ligjit të gjuhëve që të relaksohen marrëdhëniet ndëretnike- po, BDI shantazhoi, por asnjëherë për vete, për partinë, por çdoherë për interesat e qytetarëve, çdo herë për nevojat që shteti të shkojë përpara. Kemi kushtëzuar formimin e qeverive me tre çështje, por sot pikërisht ato çështje na çuan në NATO.

[Burimi: Republika – Osmani: BDI shantazhoi, por asnjëherë për vete.., – data: 01.03.2020]

Kundërspin:

Një prej funksionarëve më të lartët BDI-së dhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani, në konferencë për shtyp lidhur me më tepër çështje parazgjedhore, me të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht spin, komentoi një pjesë të deklaratës së Zoran Zaev, liderit të LSDM-së në lidhje me mundësitë për koalicion me LSDM-në.

Pas një deklarata të fundit parazgjedhore Zaev tha se LSDM shpreson se numri i votave do të sigurojë fitore dhe nuk do të lejojë koalicion në të cilin ka shantazhe. marrëveshje joparimore dhe negociata, BDI si parti që gjeti veten, reagoi me qëndrimin në të cilin thuhet – po, kanë shantazhuar, por vetëm për çështje parimore dhe në interes të qytetarëve. Bëhet fjalë për të vërtetë të shtrembëruara, gjegjësisht spin, sepse nuk ka politikë parimore dhe të mirë dhe në interes të qytetarëve, nëse çështjet në politikë realizohen me anë të rrugës së shantazhi!

Të fillojmë prej shembullit të Marrëveshjes së Prespës ose Marrëveshjes me Bullgarinë, të cilat i përmendi Osmani. Për shembull, nëse BDI i ka bërë shtypje LSDM-së si parti që udhëheq me negociatat, përmes ministrit për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov, dhe kryeministrit të atëhershëm Zoran Zaev, sigurisht se mund të arrihet (arrihej) deri te një zgjidhje edhe më e mirë se realiteti i sotshëm, nëse nuk do të kishe pasur shtypje, shantazh dhe përshpejtim. Veprimet e tilla, nuk shkojnë në të mirë të zgjidhjeve cilësore.

Por, kjo më së miri shihet në shembullin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve ose i njohur si ligji për gjuhën shqipe.

Është fakt se ai ligj ka qenë pjesë e marrëveshjes parazgjedhore se paszgjedhore të BDI-së me LSDM-në, që shkoi në dëm të popullaritetit të LSDM-së te trupi votues. Po ashtu është fakte se Zaev asnjëherë nuk doli nga koncepti i LSDM-së për përdorim të gjerë të gjuhës shqipe, me çka de fakto, realizohet në praktik teza një shoqëri për të gjithë, dhe këtë e përmendeni edhe në duelin e fundit me liderin e opozitës Hristijan Mickoski. Përsëri thotë se ligji është ndryshuar, dhe se do të implementohet me vërejtjet e Komisionit të Venedikut, dhe përsëri në dëm të rejtingut të tij parazgjedhor, për të cilin partia më e madhe opozitare dhe ish partneri i koalicionit, BDI, VMRO-DPMNE e përdorin shpesh, si dhe votues të tjerë të organizatave joqeveritare më ekstremiste konservative. 

Por, është fakt, po ashtu, se vazhdimisht kur përgatitej dhe kur hyri në Kuvend, LSDM njoftoi për ligjin, gjegjësisht se nenet e diskutueshme do të dërgohen për verifikim në Komisionin e Venedikut, dhe më pas do të dorëzohen për procedurë parlamentare. Kjo asnjëherë nuk ndodhi, ndërsa ligji u dërgua më pas, pasi që hyri në fuqi. Arsyet asnjëherë nuk u komunikuan në opinion, ndërsa është supozuar se bëhet fjalë për ndonjë shtypje ose shantazh ku është kërkuar që miratimi të bëhet me shpejtësi, dhe kjo tani, pas deklaratës së Osmanit vetëm se verifikohet.

Por, ai shantazh ose ajo shtypje, përveç se çuan deri te shkelja e panevojshme e procedurës për miratimin e ligjit dhe joinkluzivitetin e procesit (shih pikën 30 të mendimit të Komisionit të Venedikut), u miratua vendim jocilësor, me të cilin sipas propozimeve të Komisionit të Venedikut, ose duhet të ndryshohet disa pjesë të ligjit ose të krijohen kushte për implementim.

Një prej dispozitave të pandryshuara, sepse nuk ka kushte për to, është përdorimi i plotë u gjuhë shqipe, gjegjësisht dygjuhësia në proceset gjyqësore. Kjo sipas mjeteve të mëdha financiare të cilat janë të nevojshme, potencialit të patjetërsueshëm të kuadrit dhe kohës për krijimin e kushteve, në vitet e fundit do të krijojë vonesë dhe shtyrje të proceseve gjyqësore.Për këtë, nuk ka dyshime se as Komisioni i Venedikut as ekspertët vendor (shihni pikën 90 të Mendimit ose e gjithë kapitullit të 6 – Vështirësitë në ndryshim…).

A janë këto interesat e qytetarëve, ose të qytetarëve me përkatësi etnike shqiptare? Gjithsesi se jo dhe për këtë konstatojmë se deklarata e Osmani është pastër e vërtetë e shtrembëruar, gjegjësisht spin. Ligji për përdorimin e gjuhëve ka dobësi vetëm për shkak të përshpejtimit dhe shtypjeve që ai të miratohet. A është kjo e pranueshme ose jo, për BDI-në, nuk ka lidhje, me rëndësi është që në shtet të ketë Ligj për përdorimin e gjuhëve.

Andaj Osmani, praktikisht insiston se ka dallim në çështjet për të cilat ka shantazhuar, me çka në opinion ofron tezën se ekziston shantazh “i mirë” dhe “i keq”, gjë është edhe një tezë tjetër absurde e fushatës parazgjedhore.

BURIMI: VËRTETMATËSI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button