Në seancën e rastit „Laskarca“ u theksuan parregullsitë e rrethojave të autostradës

Rasti „Llaskarca“ në lidhje me aksidentin fatkeq të autobusit të kompanisë Durmo Turs, sot u zhvillua në Gjykatën penale të Shkupit,ku u diskutua në lidhje me masat mbrojtëse të vendosura në autostradë gjatë aksidenteve, transmeton Portalb.mk.

Në seancë u diskutua më saktë për kapacitetin e rrethojave të rrugës, deri në çfarë shpejtësie dhe fuqie mund të përballojnë. Gjithashtu u theksuan parregullsi në vendosjen dhe mirëmbajtjen e mbrojtëseve.

Në seancë u diskutuan se pasojat e aksidentit do të ishin ndryshe, nëse nuk do të ishin këta parregullsi. Dëshmitari tregoi se goditja që është bërë nga autobusi, ishte dhjetë herë më e madhe goditja që mund të përballonte rrethoja.

Rastin e udhëheq gjykatësja Dijana Gruevska- Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski.

Të akuzuar janë 6 persona, dhe atë, pronari i kompanisë transportuese “Durmo Turs”Durmish Beluli, përgjegjësi i kompanisë, Remzi Miftari dhe vozitësi i autobusit, Manoil Trifunovski. Këta ngarkohen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, ndërkaq tre të punësuarit e stacionit të kontrollit teknike, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski akuzohen për pjesëmarrje në kryerjen e veprës penale.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button