VMRO shpall emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale

VMRO-DPMNE ka zbardhur të dielën emrat e kandidatëve të saj në komunat me shumicë maqedonase. Emrat kanë kaluar Këshillin Ekzekutiv dhe pritet t’i propozohen për miratim Këshillit Qendror të partisë.

Deputeti dhe anëtari i Këshillit Ekzekutiv të kësaj partie, Ilija Dimovski, ka thënë se gjatë përzgjedhjes së kandidatëve janë marrë parasysh më shumë kritere, ndër të cilat programet që i kanë propozuar ata për zhvillimin e komunave. 

Sipas Dimovskit, Këshilli Ekzekutiv i ka propozuar organit më të lartë të partisë që për Qytetin e Shkupit të garojë kryetari aktual, Koce Trajanovski, për Ohrin Nikola Bakraçevski, për Manastirin Vladimir Taleski, për Prilepin Marjan Risteski, në Strumicë deputeti Vasil Pishev, në Novo Sellë Blazho Velkov dhe në Kumanovë mjeku Zoran Gjorgjievski. 

Në komunat që gravitojnë në Shkup, VMRO-DPMNE do të kandidojë kësisoj: në Komunën e Petrovecit do të kandidojë Borçe Mitrevski, në Ilinden Zhika Stojanovski dhe në Karposh Jagnula Kunovska.

VMRO-DPMNE nuk ka shpalosur kandidaturën për qytetin e Strugës dhe nuk dihet nëse do të ketë kandidat në këtë qytet me shumicë shqiptarë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button