Zgjedhjet e 12 prillit, takim ndërmjet KSHZ-së dhe OSBE/ODIHR

Në lidhje me zbatimin e ndryshimeve të Kodit zgjedhor për zgjedhjet e 12 prillit, sot u takua Tana de Zuleta, Shefe e misionit vëzhgues për zgjehje të OSBE/ODIHR me anëtarët e Komisionit shtetëror zgjedhore (KSHZ), transmeton Portalb.mk.

OSBE/ODIHR do të vëzhgon edhe këto zgjedhje, ashtu që në fund do të harton raport final për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

“Risi e re për këto zgjedhje është se pas ankesave për mbrojtjen e të drejtës personale zgjedhore do të vendosin komisionet komunale zgjedhore, ndërsa pas ankesave tjera në procedurën për votim, grumbullim dhe konfirmim të rezultateve do të vendos KSHZ-ja, e cila në pajtim me ndryshimet e reja ligjore do të mund të sigurojë dhe të grumbullojë dëshmi”, deklarojnë nga Komisioni.

U theksua nevoja për rritjen e efikasitetit gjatë freskimit të rezultatit të publikuar gjatë numërimit. KSHZ-ja këto të dhëna do t’i publikon tashmë çdo dy orë.

Në listën zgjedhore do të jenë të gjithë qytetarët që në ditën e zgjedhjeve kanë 18 vjet, ndërsa të drejtë vote do të kenë personat që kanë dokumente të vlefshme personale në ditën e votimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button