Kjo ndeshje e Ligës së Kampionëve do të luhet pa tifozë

Ndeshja e kthimit e Ligës së Kampionëve në mes të Valencias dhe Atalantës do të luhet me dyer të mbyllura, transmeton KlanKosova.

Këtë e ka konfirmuar UEFA që ka njoftuar se ndeshja do të luhet pa tifozë për shkak të përhapjes së Koronavirusit në Evropë, e në veçanti në Itali.

Ndeshja nuk do të ketë ndryshim sa i përket datës dhe kohës.

Në ndeshjen e parë që u zhvillua në “San Siro”, Atalanta fitoi me rezultat 4-1.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button