Borrell për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell tha se zotohet për vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë dhe mirëpriti çdo angazhim në mbështetje të një dialogu të tillë, si nga shtetet anëtare ashtu edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Në një intervistë për portalin Euractiv.hr, Borrell përsëriti se Ballkani Perëndimor është një përparësi për BE-në dhe personalisht për të, transmeton Klan Kosova.

 

 

“Në rolin tim si ndërmjetës, jam i përkushtuar të mbështes përparimin e dialogut të sponsorizuar nga BE. Për të forcuar angazhimin dhe përpjekjet e mia, vendosa të caktoj një Përfaqësues Special për Dialog dhe Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

I pyetur nëse është i shqetësuar për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe nëse kjo po e humb ndikimin e Brukselit në rajon, Borrell u përgjigj se është i mirëpritur angazhimi i gjithsecilit që dëshiron ta mbështes dialogun e ndërmjetësuar nga BE, përcjell Danas, transmeton Klan Kosova.

“Duke punuar me të gjithë partnerët, situata vazhdon të kërkojë përpjekjet e të gjithë atyre që duan të arrijnë të njëjtin qëllim – prosperitetin e njerëzve në ato vende, si dhe perspektivën e tyre evropiane”, tha Borrell, i cili po merr pjesë në takimet e ministrave të jashtëm dhe mbrojtës të vendeve të BE në Zagreb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button