PS: Zogu dhe Berisha vodhën Shqipërinë

Nga Asambleja e zgjeruar e Tiranës, e mbledhur për të zgjedhur sekretariatin, drejtuesit e partisë më të madhe opozitare në vend akuzuan kryeministrin Sali Berisha për shndërrimin e qeverisjes në regjimin më të egër të dhunës dhe vjedhjes që vendi ka pasur ndonjëherë.
Numri dy i Selisë Rozë, Gramoz Ruçi, hoqi paralele mes Berishës dhe Ahmet Zogut, që siç tha ai, po njësoj shitën Shqipërinë dhe e vodhën atë: “Ngjajnë si dy pika uji monarku Ahmet Zogu dhe ‘demokrati’ Sali Berisha; janë si dy vëllezër siamezë.”

Duke konsideruar mbajtjen e fushatës zgjedhore si të mbajtur në një kohë shumë kritike për shqiptarët, Blendi Klosi, sekretari organizativ dha një mesazh më pozitiv, atë se është Partia Socialiste që do tu kthejë shpresën shqiptarëve.

“Ne do t’i japim qytetarëve shpresë sepse kështu fitorja do të jetë jo vetëm e socialistëve, por e të gjithë shqiptarëve”, tha ai, transmeton “Top-Channel”.

Kryetari i socialistëve të Tiranës, Saimir Tahiri, dha mesazhin e fitores, jo vetëm për një të ardhme më të mirë për Tiranën dhe shqiptarët, por siç tha, për të vënë drejtësinë në vend, për 21 janarin, Gërdecin dhe çdo shqiptar që dhunohet përditë nga qeveria e Sali Berishës, së cilës iu drejtua drejtpërdrejtë: “Ju, banditë që jetoni në zyrat e shtetit për të vjedhur vota duke vjedhur shqiptarët, do mallkoni veten dhe ditën kur u ka shkuar në mend se edhe mund të vidhni, nëqoftëse do guxoni të prekni qoftë dhe një votë të vetme. Do paguani shtrenjtë, atëherë kur të mos ketë më imunitet t’ju shpëtojë. Ndëshkimi i ligjit do jetë shembullor e nuk do falet askush prej jush, kurdo qoftë e në cilindo cep të botës shkoftë”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button