Aplikacionet e vitit për iPhone dhe iPad

Apple ka publikuar listën e aplikakcioneve më të mira mobile për iPhone dhe iPad për vitin 2012, përkatësisht përzgjedhjen e saj tradicionale vjetore “App Store Best of 2012”.

Vitin e kaluar, Instagram kishte marrë vendin e parë si aplikacioni më i mirë për iPhone, ndërsa Snapseed ishte aplikacioni më i mirë i vitit për iPad. 

Kjo ndikoi që Instagram të blihet nga Facebook, ndërsa Snapseed nga rivali i saj – Google.

Këtë vit, Apple kishte zgjedhur Action Movie FX si aplikacionin më të mirë për iPhone, ndërsa Paper është aplikacioni i vitit për iPad.

The Room është zgjedhur loja e vitit për iPad, ndërsa Rayman Jungle Run është loja më e mirë për iPhone, sipas përzgjedhjes vjetore të Apple.

Apple gjithashtu ka zbuluar se në mesin e aplikacioneve të cilat mund të shkarkohen pa pagesë, është YouTube që zë vendin e parë, duke e kaluar atë të Instagram, ndërsa Angry Birds Space e morri këtë epitet për tabletin e famshëm iPad

Lajme të ngjashme

Back to top button