Gjermania i dhuroi MPB-së së Maqedonisë së Veriut 20 automjete për nevojat e policisë kufitare

“Bashkëpunimi mes dy ministrive në nivel të lartë profesional dhe miqësor, tanimë gjatë kohë. Njëkohësisht, me rëndësi të veçantë është se besoj sinqerisht se ka hapësirë të gjerë që partneritetin tonë edhe më shumë ta intensifikojmë dhe thellojmë jo vetëm në pikëpamjen e luftës së përbashkët kundër çdo lloj krimi, por edhe në të gjitha segmentet tjera në të cilat ndajmë interesa të përbashkëta dhe vlera, dhe kuptohet, para se gjithash në interes të dy qytetarëve”.

Këtë mes tjerash e tha ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev me rastin e pranim-dorëzimit të donacionit të ri të automjeteve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, për nevojat e policisë kufitare, njofton Portalb.mk.

Ministri Çulev tha se mbështetjen që Gjermania ia jep vendit tonë, gjegjësisht MPB-së në pjesën e kontrollit kufitar dhe sigurisë ka për qëllim avancimin e punës gjatë kryerjes së kontrolleve kufitare.

“Kuptohet, kjo për ne është me rëndësi të madhe, dhe do të kontribuojë në përforcimin e marrëdhënieve tanimë të shkëlqyera mes dy vendeve”, theksoi ministri.

Përndryshe, në pajtueshmëri me marrëveshjen për donacion, bëhet fjalë për 20 automjet të tipit “Daçia” dhe “Reno” të cilat kapin vlerën prej 287.557 euro, të cilat do t’u dorëzohen për shfrytëzim zyrtarëve të policisë kufitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button