Bahamet dhe Bermudet sërish ndër investitorët më të mëdhenj në vend (Infografik)

Ishujt ekzotikë të Karaibeve, Bahama dhe Bermude, u gjendën në listën e pesë investitorëve më të mëdhenj në vend gjatë vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në vend të parë është Turqia prej ku vitin e kaluar, në vendin tonë, janë investuar 52,4 milionë euro, kurse menjëherë pas saj, në vendin e dytë janë ishujt Bahama me 45,6 milionë euro të investuara.

Në vendin e tretë është Gjermania me investime prej 44,3 milionë euro, pastaj vijojnë ishujt  Bermude (29,8 milionë euro) dhe Holanda (27,1 milionë euro).

Matematika tregon që me investime të përgjithshme prej 75,4 milionë euro, ishujt Bahama dhe Bermude janë ndër investitorët më të mëdhenj të huaj në vitin e kaluar, veçanërisht nëse merret parasysh që në vend vitin e kaluar kanë hyrë gjithsej 326,3 milionë euro investime të huaja.

Dy ishujt e Karaibeve, të njohur si parajsa tatimore ku nuk parashtrohen pyetje për origjinën e kapitalit, shpesh paraqiten në listën e investitorëve më të mëdhenj në shtetin tonë.

“Meta” tashmë ka shkruar që në vitin 2018 ishujt Bahama dhe Bermude ishin ndër pesë investitorët më të mëdhenj të huaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button