Nëpër gypat e vjetër dhe me lidhjet informale e humbim një të tretën e ujit për pije në Shkup (Infografik) 

Rreth një e treta e mjeteve të  përgjithshme të sasisë së ujit për pije që në vitin 2018 kanë hyrë në gypat e sistemit të ujësjellësit të Shkupit janë faturuar si humbje e ujit, tregon Raporti vjetor i punës së NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup. Në sistemin e ujësjellësit të kryeqytetit janë zhdukur 34.158.252 metra kub ujë, që është më shumë se mjetet e përgjithshme të ujit që në nivel vjetor kanë qenë të prodhuara nga sistemet e furnizimit me ujë në Kërçovë, Kumanovë dhe Prilep në vitin 2018, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

 

Përkundër të dhënave alarmante për sasinë e ujit për pije që humbet në sistemin e ujësjellësit të Shkupit në nivel vjetor, statistika e Komisionit Rregullator për energjetikë dhe shërbime ujore tregon që kryeqyteti është një nga komunat në vend me përqindjen më të vogël të pa arkëtuar të ujit. Te disa dhënës të shërbimeve ujore në komunat e Maqedonisë, përqindja e ujit të pa arkëtuar arrin deri 78 përqind fantastike të sasive të  përgjithshme të ujit të prodhuar për pije.

NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup ka përllogaritur që në vitin 2018 në sistemin e ujësjellësit gjithsej kanë hyrë 103.670.229 metra kub ujë. 32,9 përqind e ujit të pijshëm është përfshirë në kategori në “humbje uji”. Gjatë kësaj, humbjet fizike për shkak të vjetërsisë së gypave dhe probleme tjera me infrastrukturën kanë shkaktuar humbje prej 27.451.807 metra kub ujë, që kanë qenë të parapara për konsumatorët. Konsumi i paligjshëm është shkak për humbjen e 3.525.685 metra kub ujë, derisa 3.180.545 metër kub të tjerat humben në sistem si rezultat i pasaktësisë së ujëmatësve dhe gabimeve gjatë menaxhimit me të dhënat.

“Për rajonin dhe më gjerë konsiderohet që humbja e lejuar e ujit në sistem është 20 përqind e sasisë së përgjithshme të prodhuar të ujit, që paraqet sasi të madhe të ujit. Për reduktim të humbjeve të ujit nevojitet të investohet shumë mund dhe dituri, për zbritjen e limiteve të asaj që është e pranueshme”, thuhet në Raportin vjetor të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.

Sasia impozante e ujit të humbur në Shkup paraqitet paralelisht me problemet me furnizimin që e kanë një pjesë e komunave në vend, të cilat veçanërisht në periudhën e verës ballafaqohen me restrikcione prej më shumë orësh ose zvogëlim të shtypjes së ujit në shtëpitë. Nga ndërmarrja publike e Shkupit kanë përllogaritur që në  vitin 2018 humbjet fizike janë zvogëluar në krahasim me vitin paraprak, por edhe ata vet theksojnë në raport që duhet të punohet në drejtim të shkurtimit të mëtutjeshëm të humbjeve të ujit të pijshëm në sistem.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button