fbpx

Shoqatat e gazetarëve e dënuan aktgjykimin burgim me kusht për redaktorin e “Infomaks”

Shoqatat e gazetarëve e gjykuan aktvendimin për redaktorin përgjegjës dhe kryesor të “Infomaks”, Aleksandar Mitovski, i cili është dënuar me gjashtë muaj burg me kusht për shkak të zbulimit të fshehtësisë zyrtare. Përkatësisht, Mitovski vitin e kaluar në gusht në portalin “Infomaks”, publikoi dokument zyrtar, procesverbal nga dëshmia e biznesmenit Orce Kamçev kur e ka denoncuar reketimin nga Bojan Jovanovski, njofton Observatori Mediatik, transmeton Portalb.mk.

Në lidhje me aktgjykimin e shqiptuar, kryetari i shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Mlladen Çadikovski thotë që “edhe atëherë, kur është bërë denoncimi edhe tani konsideron që ndjekja në bazë të fjalës së shprehur nuk çon drejt përmirësimit të klimës në shoqëri.”

“I vetëdijshëm për rolin dhe përgjegjësinë e gazetarëve gjatë temave të këtilla të ndjeshme, madje edhe kur ekzistojnë indikacione për shkelje të ligjeve, konsideroj që duhet të mbahet llogari për interesin më të gjerë publik. Në anën tjetër, mbetet e paqartë përse Prokuroria nuk e ka gjetur fajtorin i cili i ka vjedhur deklaratat prej atje, kurse fajtori i vetëm kërkohet tek ai që i ka publikuar,” thonë Çadikovski.

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) gjithashtu e gjykoi këtë aktgjykim dhe e vlerësoi si “goditje të fortë mbi profesionin e gazetarisë, interesin publik dhe të drejtën themelore të qytetarëve për t’u ditur e vërteta për punën e institucioneve publike, për korrupsionin dhe sistemin e përgjithshëm jurisprudencës.”

“Me aktgjykimin për dënim me burg për gjashtë muaj, sistemi i jurisprudencës e konfirmoi vlerësimin që në vend sundon regjim hibrid. Mitovski është gjykuar me dënim me burg prej gjashtë muaj për shkak se ka publikuar dokument nga prokuroria publike i cili sot është në procedurë publike pranë gjykatës në rastin “Reket”. Dokumenti nuk është as me status të fshehtësisë zyrtare shtetërore. Opinioni duhet ta dijë se gazetarët farë gazetarët të thonë gazetarët, kanë edhe informata edhe dëshmitarë edhe dokumente por nuk guxojnë t’i publikojnë. Ky realitet të cilin e krijon propaganda e pushtetit nuk është i vërtetë, e vërteta është e fshehur tek prokurorët dhe gjykatësit,” thonë nga ShGM.

Ata shtojnë që “për këtë vendim regjimi dhe skandaloz të Gjykatës, ShGM-ja e ka njoftuar Federatën ndërkombëtare dhe evropiane të gazetarëve”.

Sipas VMRO-DPMNE-së opozitare, “dënimi me burg prej gjashtë muajve është dëshmi për njëmendësinë të cilën dëshiron ta imponojë Zoran Zaev”.

“Zoran Zaevi nëpërmjet përndjekjes dhe keqpërdorimit të gjykatës dhe prokurorisë po mbjell frikë duke u përpjekur t’i heshtë mediat të cilat e marrin guximin t’i hulumtojnë krimet e tij dhe ta informojnë opinionin për korrupsionin dhe reketin. Nëpërmjet akuzave, padive, aktgjykimeve dhe dënimeve me burg, Zoran Zaev dëshiron të blen paqe dhe t’u vë censurë gazetarëve të cilët refuzojnë të gjunjëzohen dhe t’i bashkëngjiten makinerisë së reketit mediatik-prokurorial-politik. Zoran Zaev frikëson, i gjykon gazetarë dhe drejtpërsëdrejti e sulmon lirinë e mediave dhe të drejtën e publikut të jetë i informuar”, thuhet në reaksionin ngaVMRO-DPMNE.

Gazetari Sasho Ordanoskikolumnën “Interesi publik dhe fabrikimi reketues” për “Civil media” shkruan “Kuptohet që është gabim të gjykohet me gjashtë muaj burg me kusht përgjegjësi i ndonjë portali i cili ka publikuar procesverbale origjinale nga dëshmitë për të cilat publikuesi ka vlerësuar që ekziston interes publik që të shpallen.”

“Madje, pa marrë parasysh që bëhet fjalë për portal të nivelit më të ulët domethënia e vetme e ekzistencës së të cilit, me shfrytëzim të rregullt të gënjeshtrave, spekulimeve, ofendimeve dhe shpifjeve, është të jetë platformë për diskreditim të personave të cilët janë oponentë politik apo ideologjik të njërit nga opsionet partiake në Maqedoni. Mirëpo, në këtë rast, bëhet fjalë për procesverbale origjinale të cilat mund të hedhin dritë mbi ndonjë ngjarje të juridiko-penale për të cilën ekziston interes i madh në publikun e Maqedonisë. Po, procesverbalet janë me peshë të “fshehtësisë zyrtare”, por ky është problem primar i institucionit nga i cili ato kanë rrjedhë, e jo e publikuesit. Gjykata është dashur sipas asaj radhitjeje t’i vlerësojë procedurat”, shkruan Ordanoski.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.
Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close