Akuzë kundër një 59-vjeçari nga Shkupi pasi ia ka vjedhur një gruas kuletën në autobus

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka dorëzuar akuzë kundër një personi në moshë 59-vjeçare për veprën penale – Vjedhje sipas nenit 235 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk.

“I akuzuari më 21 janar, duke e shfrytëzuar rrëmujën në autobus i cili ka lëvizur në bulevardin “Partizanski Odredi”, ia ka marrë kuletën në të cilën ka pasur 1.200 denarë, dokumente personal, një kartelë debitorë në pronësi të të dëmtuarës, por edhe një kartelë debitorë në pronësi të bashkëshortit me një letër në të cilën është shkruar pin-kodi i kartelës”, thonë nga Prokuroria.

Ata shtojnë se, pasi që i akuzuari ka zbritur nga autobusi, ka hyrë në barnatore dhe me kartelë ka blerë gjësende me vlerë prej 3.165 denarë. Pastaj, në bankomat ka kryer 7 transaksione të suksesshme në të cilat ka tërhequr para në vlerë prej 39.365 denarë.

Prokurori publik, duke pasur parasysh dënimin e pezulluar për veprën penale, rrezikun në shoqëri dhe shpeshtimin e këtij lloji të veprës penale, ka vlerësuar se në rastin konkret ekziston rrezik nga arratisja ose mbulimi i fakteve me qëllim që t’i shmanget përndjekjes penale, ka kërkuar nga Gjykata Penale t’ia vazhdojë masën paraprake të paraburgimit, si masë e domosdoshme për realizimin e procedurës penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button