Avionët rusë goditën civilët në Idlib, 16 të vdekur

Në zonën Maarrat Misrin të Idlibit 16 civilë të strehuar në një pulari humbën jetën pasi u shënjestruan nga avionët luftarakë rusë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas observatorit të opozitarëve për vëzhgimin e avionëve, mësohet se avionët luftarakë rusë kryen një sulm ajror në zonën Maarrat Misrin rreth orës 01.30 të natës.

Nga informacionet e marra nga burimet e Mbrojtjes Civile (Baretat e Bardha) thuhet se në bombardim humbën jetën 16 civilë dhe u plagosën 18 të tjerë të cilët ishin strehuar në një fermë pularie.

Ndërkohë ekipet e mbrojtjes civile kanë dërguar të plagosurit në qendrat shëndetësore dhe vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit.

Nuk u zbatuan marrëveshjet e Astanas dhe Soçit

Në kuadër të takimit të zhvilluar mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit më 4-5 maj 2017 në Astana, u shpallën 4 zona të deeskalimit, përfshirë qytetin Idlib dhe disa zona të qyteteve fqinje rreth tij në (Latakia, Hama dhe Halep), pjesa veriore e qytetit Homs, Guta Lindore në kryeqytetin Damask dhe rajonet Dera dhe Kunejtra në jug të vendit.

Por, forcat e regjimit dhe terroristët me mbështetje iraniane nëpërmjet mbështetjes ajrore të Rusisë duke shkelur armëpushimin, përveç Idlibit morën nën kontroll zonat tjera të mbetura nga 4 rajonet për të cilët ishte vendosur që të ruhej situata e tyre.

Pasi forcat e regjimit përshpejtuan grumbullimin ushtarak në shtator 2018, Turqia dhe Rusia më 17 shtator 2018 në Soçi arritën një marrëveshje shtesë për të forcuar armëpushimin. Regjimi pas një kohe të shkurtër rifilloi sërish sulmet që kishte ndërprerë, dhe në maj 2019 filloi operacionin tokësor për të marrë nën kontroll të gjithë rajonin.

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, në një deklaratë më 10 maj 2019, tërhoqi vëmendjen duke njoftuar se sulmet dhe provokimet në rritje të elementëve të regjimit në jug të Idlibit janë shndërruar në operacion tokësor që nga 6 maji.

Regjimi dhe mbështetësit e tij që nga kjo periudhë si rezultat i sulmeve intensive artilerike dhe sulmeve ajrore, krahas rajoneve të mëdha si Kafranbuda, Khan Shaykun, Maarat al-Numan, Saraqib morën nën kontroll edhe pjesën jugore dhe juglindore të Idlibit, pjesën veriore dhe periferinë lindore në Hama, pjesën jugore dhe periferinë perëndimore të Halepit si dhe shumë vendbanime të tjera.

Që nga Marrëveshja e Soçit më 17 shtator 2018 e deri më tani në sulmet e ndërmarrë në Idlib nga regjimi dhe mbështetësit e tij kanë humbur jetën rreth 2.000 civilë. Ndërsa numri i të zhvendosurve që nga janari 2019 e deri më tani ka arritur në 2 milionë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button