Maduro u kërkoi grave të lindin nga gjashtë fëmijë

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro u ka bërë thirrje grave që të kenë nga gjashtë fëmijë “për të mirën e shtetit”.

Përmes një fjalimi televiziv, që synonte të promovonte planin kombëtar për shëndetin e grave, Maduro i ka udhëzuar gratë “lindni, lindni”, transmeton REL.

Ky shtet është duke u përballur me krizë ekonomike që ka rezultuar me zvogëlim të sasisë së ushqimit dhe pajisjeve mjekësore.

Në periudhën 2013-2018, 13 për qind e fëmijëve në Venezuelë nuk janë ushqyer si duhet, ka thënë agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijë, Unicef.

Aktualisht ky shtet po përballet me synimet e qeverisë dhe opozitës për marrje të pushtetit.

Lideri opozitar, Juan Guaidó konsiderohet lider legjitim i Venezuelës nga më shumë se 50 shtete.

Mirëpo presidenti Maduro, lider i krahut të majtë të këtij shteti, që gëzon mbështetjen e ushtrisë së Venezuelës, vazhdon të jetë në pushtet.

“Ju bekoftë Zoti, shpresoj që do të keni gjashtë vajza dhe djem”, u ka thënë Maduro grave që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje.

“Secila grua duhet të ketë gjashtë fëmijë për të mirën e shtetit”, ka thënë ai në njërën nga ngjarjet që organizohen në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button