Atë që duhet menduar disa njerëz të rritur e mendojnë disa të rinj

Koha në të cilën jemi duke jetuar është përplot me ngjarje, raste e fenomene që na e kanë lodhur syrin, veshin dhe mendjen dhe që s’kanë gjë për njeriun.

Ç’është më e keqja, njeriu ende nuk ka shpresë se do të arrijë momentin e çlodhjes. Ky presion psikik, kjo torturë morale-njerëzore shihet në mungesën e një integrimi të nevojshëm, gjegjësisht të dobishëm, të një bashkimi mbarënjerëzor, të një respekti reciprok dhe kështu me radhë. 

Jemi përballë shumë sfidave.

Njeriu bashkëkohor doemos duhet që të gjejë rrugë apo të zgjidhë këtë enigmë. Mirëpo, fatkeqësisht nuk po ndërmerren instrumente mbrojtëse nga krizat e mileniumit të III, barrë që bie më shumë mbi sektorin joqeveritar, por para se gjithash edhe mbi çdo individ. Individi është ai i cili është boshti i shoqërisë. Ai është lokomotiva udhëheqëse e shoqërisë civile.

Mirëpo, ne si duket timonin ia kemi lënë atyre që ende nuk kanë arritur emancipimin, pra rinisë pjesës më vitale të shoqërisë. Jemi shmangur mësimeve të të parëve tanë. Tani, në vend që dallimet mes nesh të bëhen bekime  dhe burime të pasurimit, ato sjellin mos unitet dhe përçarje.

Dallimet e mendjes janë transformuar në dallimet të zemrës. Mos aftësia jonë për të analizuar, diagnostikuar dhe për të përshkruar shkaqet e një gjendjeje të tillë, rezulton me mungesë të koncepteve edukativo – arsimore dhe demoralizim kolektiv, dukuri kjo që fatkeqësisht do të hakmerret në gjeneratat e ardhshme. Realisht nëse edhe në këtë drejtim nuk merren masa të duhura parandaluese, obligim ky që bie barrë më së tepërmi mbi institucionet shoqërore, atëherë gjatë kohë në të ardhmen do të merremi me pasojat, mundësia e shërimit të të cilave do të ishte gati se e pamundur , ose e mundur por kostoja historike do të ishte shumë më e madhe.

Të gjithë duhet të kuptojmë se thirrja në të mirë dhe largimi nga e keqja është imperativ i domosdoshëm me të cilin nuk mund të bëhet kompromis, imperativ ky i cili i obligon të gjithë që të bashkëngjiten në karvanin e punës shoqërore edhe atë në mënyrë të organizuar , sepse puna individuale as mësimet hyjnore nuk mund t’i proklamojë sa duhet dhe as nuk mund të krijojë një shoqëri të pastër dhe me virtyte të mira.

Në menaxhimin dhe administrimin e nevojave dhe sfidave të ndryshme të cila paraqiten gjatë realizimit të këtyre premisave duhet të ekzistojë baraspeshë. Shoqëria jonë, sot ka nevojë jetike për institucione të të gjitha llojeve, si ato ekonomike, arsimore, sportive, humanitare, propaganduese etj. Pikërisht, këto janë pjesët që duhet të vendosen në mozaikun të cilën e filluan të parët tanë. Ne duhet që doemos të jemi menaxhues të suksesshëm të këtyre aktiviteteve, komfor klimës në të cilën gjendemi, klimë kjo që është paraqitur si rezultat i sistemeve politike, ekonomike dhe edukativo – arsimore.

Vetë menaxhimi është lehtësuar falë hapave gjigante që u bënë në shkencë, teknologji, komunikim dhe administrim, ku si parim përdoret nocioni rritja e rezultateve pozitive kundrejt zvogëlimit të kostos.

Andaj ajo që vazhdimisht duhet pasur parasysh është që ne të jetësojmë sistem menaxhimi tashmë të aplikuar ndokund, sistem ky që do të jetë pasojë e përvojave të të tjerëve dhe me aplikimin e sistemeve të tilla, me investime të vogla do të arrinim suksese më të mëdha. Këtu doemos vijnë në shprehje aftësitë dhe përvoja e individëve apo shoqatave të cilat veprojnë gjatë kohë dhe, rrjedhimisht, takimet e shpeshta dhe konsultimet qëllimmira me ta, do të ishin faktor i rëndësishëm i një pune të suksesshme dhe frytdhënëse.

Vetëm në rast të mishërimit të virtyteve të pastra edukativo – morale me të arriturat bashkëkohore, mund të konstatojmë se perspektiva e shoqërisë sonë do të fitojë në peshë dhe në dritë të pastër drejt mirëqenies fizike dhe shpirtërore, kuptohet vazhdimisht duke u lutur dhe shpresuar në ndihmën e Krijuesit për realizimin e këtyre qëllimeve. Populli amerikan vazhdimisht proklamon thënien : act noë before it’s too late! Duhet të veprojmë me kohë, se në këtë botë ku jemi mysafir, asgjë nuk është në gjendje të çrregullt dhe pa ndonjë qëllim të caktuar. Po ti o njeri, si mund të qëndrosh pa ju përmbajtur këtij rregulli?

Lajme të ngjashme

Back to top button