Thaçi thotë se do të arrihet marrëveshja me Serbinë, flet edhe për datën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaҫi ka thënë se marrëveshja me Serbinë do të arrihet.

Thaçi ka përsëritur edhe një herë se është një moment i mirë për t’u arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, me përkrahjen amerikane.

Ai në një konferencë për media ka njoftuar për takimin që ka pasur në Shtëpinë e Bardhë me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Thaçi u shpreh i bindur se vetëm unik dhe të bashkuar do të dalin faqebardhë, pasi sipas tij Kosova ka përkrahjen e SHBA-ve, të presidentit Trump, i cili ka shtuar vëmendjen për Kosovën, transmeton Ora Info.

Ai është shprehur i bindur se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do të arrihet, por që ka theksuar se marrëveshja eventuale që mund të arrihet në Uashington, do të jetë në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës së Kosovës pa u cenuar asnjë centimetër i territorit të Republikës së Kosovës.

“Ky takim është i rëndësishëm për disa arsye. E para, takimi shënon rikthimin e fuqishëm të ShBA-ve në procesin e kërkimit apo mundësisë së arritjes së marrëveshjes përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ne këtu në Kosovë të gjithë pa dallim, institucionet, partitë politike, shoqëria civile, mediat, të gjithë qytetarët, kanë kërkuar prezencën amerikane në këtë proces, gjithashtu që Uashingtoni të merr një rol bosht në këtë rrethanë, ndërsa sot e kemi një rol udhëheqës të ShBA-ve, pra është një sukses historik. E dyta, takimi shënon gatishmëri për të vazhduar procesin pas një stagnimi prej 1 viti e më tepër. E treta, takimi në Uashington është i rëndësishëm sepse e lehtëson apo mund të bëjë edhe më të afërt arritjen e marrëveshjes, i bënë më reale gjasat që diçka e tillë e munguar për më tepër se dy dekada të mund të arrihet në Uashington”, tha ai.

Ai tha se është njà « momentum i ri, një mundësi të cilën si institucione dhe si politika duhet ta shfrytëzojnë, e sipas tij lëshimi i këtij momentumi nënkupton të paguhet çmimi si stagnim, mos zhvillim ekonomik, mos progres.

“Edhe sot bëj ftesë për unitet politik dhe për bashkërendim të hapave tonë. E kemi rastin më të mirë tash, jo nesër. Pra, e kemi përkrahjen e plotë të presidentit Trump, përkrahjen e plot të presidentit të SHBA-ve, vëmendjen e plotë të të ngarkuarit special ambasadorit Grenell. E kemi mundësinë për të përmbyllur një herë e përgjithmonë kapitullin e luftës, konfliktit dhe të armiqësisë dhe mundësi për të hapur kapitullin e paqes, investimeve, zhvillimit të një jete më të mirë, të dinjitetit dhe të prosperitetit, ashtu siç kërkojnë qytetarët nga ne. Është një moment vendimtar, i rëndësishëm dhe i një mundësie historike, të cili n unë kam pasur dëshirën ta ndaj me ju, sepse e ndjej obligim edhe kushtetues edhe ligjor, moral, politik, kombëtar, në një proces krejt transaparent. Ne të gjithë kemi kërkuar ta kemi në tavolinë ku zhvillohen biseda në Bruksel, SHBA-në, tani kjo po ndodh dhe ka shkuar një hap tutje, tani kemi rolin udhëheqës të SHBA-së, tani ne duhet të jemi dhe të veprojmë unik”, tha Thaçi.

I pyetur se a munden që SHBA-ja ta bindin Serbinë për ta njohur Kosovën, Thaçi tha se njohja reciproke do të ndodh. Ndërsa theksoi se çdo marrëveshje do të jetë në përputhshmëri me kushtetutën e vendit.

Thaçi: Unë jam i bindur se njohja reciproke do të ndodh

“Serbia ka thënë se është e pamundur edhe liria e Kosovës edhe pavarësia, edhe themelimi i Ushtrisë, por të gjitha janë arritur. Ne duhet të kemi besim në vetvete, në mençurinë, urtësinë dhe pragmatizmin tonë. Unë jam i bindur se njohja reciproke do të ndodh dhe çdo marrëveshje që mund të arrihet do të jetë marrëveshje në përputhshmëri me kushtetutën e Kosovës dhe aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ku do të jenë së bashku në tryezën e takimeve tashmë edhe liderët e partive politike, sepse kjo është çështje nacionale”, tha ai.

Sa i përket asaj që është deklaruar se mund të ketë një draft marrëveshje që është diskutuar, Thaçi tha se nuk ka substancë dhe as kohë e caktuar se kur do të arrihet marrëveshja.

“E theksova edhe më herët, takimi i Uashingtonit e ka rëndësinë e vet, mesazhin e vet, e ka simbolikën e vet, ndodh për herë të parë në historinë e dy vendeve Kosovë dhe Serbi, një takim i tillë në Uashington, prandaj për ne është një shpresë, optimizëm dhe besim për mundësinë e arritjes së një marrëveshjes. Ka qenë takim i vullnetit të mirë pa substancë, por me mesazh dhe zotim për të negociuar në të ardhmen… Nuk është e përcaktuar korniza substanciale, as korniza kohore, por natyrisht që vullneti është që të lëvizet sa më shpejt dhe sa më mirë, por që të këtë marrëveshje të pranueshme prej vendeve dhe popujve tanë”, tha ai.

Presidenti Thaçi, tha se roli i tij në procesin e dialogut do të jetë ai që ka qenë si president i vendit, rol me mandat kushtetues dhe ligjor, ai tha se do të punojë fuqishëm me liderët politik që të krijojnë një unitet të qëndrueshëm dhe profesional. Thaçi tha se do të jetë një koordinim ndërinstitucional dhe unitet ndër partiak.

Rreth ftesave të kryeministrit Kurti drejtuar presidentit për të zhvilluar takime, Thaçi tha se do të takohet me të gjithë me të gjithë në ditët në vijim.

Ndërsa, sa i përket paralajmërimit të largimit të pjesshëm të taksës nda Serbisë, Thaçi tha se duhet të prodhojnë argumente pozitive për miqtà « e Kosovës. Ai tha se në asnjë rrethanë nuk guxon të ndodh ajo çfarë ka ndodhur me demarkacionin me Malin e Zi, ku tha se e ka shtyrë vendimin e BE-së për liberalizimin e vizave.

Thaçi tha se kush sfidon raportin me SHBA-në, i sjell pasoja vendit.

“Ne të gjithë liderët e Kosovës jemi te zëvendësueshëm, raporti i Kosovës me SHBA-në dhe kontributi i SHBA-së është i pazëvendësueshëm. Kush pretendon me e sfidu këtë rol, atëherë ka probleme me Kosovë, të ardhmen e Kosovës dhe mund të jetë me pasoja edhe për vendin, por edhe nuk mund të jetë sfidues, për shkak se vullneti i njerëzve dhe përcaktimi jonë strategjik, është më i fuqishëm sesa kokëfortësitë aktuale”, tha ai.

Ndërkaq, sa i përket marrëveshjeve të arritura për linjën ajrore dhe atë për hekurudha dhe për çështjen e autostradës, Thaçi tha se i k a mbështetur shumë fuqishëm këto marrëveshje. Ai tha se marrëveshjet janë negociuar nga përfaqësuesit e ministrisë së Infrastrukturës, në dijeni të ministrit Pal Lekaj dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, po ashtu edhe marrëveshja për hekurudha dhe autostradë ka qenë i njoftuar ministri dhe kryeministri aktual.

Thaçi ka bërë një rezyme të procesit të dialogut që nga fillimi, ku tha se të arriturat e dialogut në Bruksel duhet të vlerësohen. Por, dialogu në Bruksel tha se nuk arriti atë që kanë dëshiruar, por arriti të mundshmen që mund të arrihej në Bruksel. Kjo sipas tij, mungesa e unitetit të shteteve të BE-së, u reflektua edhe në gjasat dhe mundësitë e arritjes së një marrëveshje Kosovë Serbi.

Ai tha se BE nuk ka arritur që të bindë 5 shtetet e BE-së për të njohur pavarësinë e Kosovës, për çka tha se nuk shihet as në horizont ndonjë shpresë për t’i bindur këto shtete për ta njohur Kosovën, e lërë më për ta bindur Serbinë për ta njohur Kosovën. Sipas tij, gjasat janë zero dhe nuk sheh përpjekje, madje tha se është rol dëshpërues.

Presidenti tha se sot është një përfaqësues i politikës së jashtme që vjen nga një shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, derisa tha se me gjasë do të jetë edhe i ngarkuari special për Kosovën Miroslav Lajçak nga Slovakia.

“Kush sheh shpresë aktualisht me të ngarkuar të tillë dhe me këtë politikë të jashtme të BE-së, është i gabuar kushdo që të jetë ai. E para, vendimi që do ta merr BE është liberalizimi i vizave, kjo është e para që duhet të ndodh për t’u kthyer shpresa tek ne, tek qytetarët e vendit, përndryshe sot niveli i besimit për BE-në është shumë i ulët dhe më të drejtë është i ulët, se janë treguar të padrejtë dhe mashtrues në raport me neve dhe ndëshkues padrejtësisht”, tha ai.

Kreu i shtetit në këtë konferencë për media ka mohuar se është intervistuar nga Gjykata Speciale.

“Nuk jam intervistuar as në Prishtinë as në Vjenë”, tha shkurt ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button