Zyra e kryeministrit: SHBA nuk do t’i tërheqë trupat ushtarake nga Kosova

SHBA-ja nuk do t’i tërheqë trupat ushtarake amerikane nga Kosova, transmeton RTK.

Kështu i kanë thënë kryeministrit kosovar, Albin Kurtit, këshilltari për Siguri Kombëtare të SHBA-së, Robert O’Brien dhe ambasadori Richard Grenell, gjatë bisedës telefonike dje.

Këshilltari politik i kryeministrit Kurti, Erzen Vraniqi, ka zbuluar disa detaje nga kjo bisedë duke thënë se SHBA-ja gjithashtu nuk do të ndalë ndihmën ekonomike për Kosovën.

“Gjatë bisedës së djeshme telefonike të Kryeministrit Kurti me Ambasadorin O’Brien dhe Ambasadorin Grenell ata nuk kanë deklaruar se do t’i tërheqin trupat ushtarake amerikane nga Kosova dhe se do ta ndalin në ndonjë fushë ndihmën ekonomike për vendin tonë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura ta rrisin zhvillimin ekonomik e ta forcojnë sigurinë në rajon. Në fund të bisedës, të dyja palët janë pajtuar që ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin”, ka shkruar Vraniqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button