Haziri: Dallimet e vogla me VV-në do të eliminohen shpejt

Rreth tri orë kanë qëndruar në takim anëtarë të kryesisë së LDK-së për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në vend, më saktësisht për punën me partnerin e koalicionit.

Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, pas takimit ka thënë se dallimet e vogla me VV-në do t’i eliminojnë shumë shpejt sepse, sipas tij, më me rëndësi është puna që do të bëhet mes koalicionit LDK-LVV, raporton Koha.net.

Ai ka thënë se po aq sa është e rëndësishme ruajtja e marrëdhënieve me SHBA-në, po aq është i rëndësishëm vazhdimi i punës së koalicionit qeverisës.

Për propozimin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e pjesshme të taksës ndaj mallrave serbe e atyre të Bosnjës, Haziri ka thënë se “është zv/kryeministri Hoti që në dakordim me Kurtin dhe me kryetarin e partisë do të vendosin për veprimet e LDK-së”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button