Strugë, themelohet Lëvizja ‘Vepro’

Në Strugë tashmë është themeluar Lëvizja “Vepro”  një organizatë joqeveritare që përbëhet nga aktivistë të rinj te cilët janë bashkuar rreth kësaj organizate për të shprehur pikëpamjet dhe mendimet e tyre dhe të qytetarëve në formë të organizuar .

’Qëllimi i Lëvizjes ‘Vepro’ është ngritja e vetëdijes kolektive duke ngritur zërin qytetar për çështjet më të rëndësishme nga fusha e politikes, ekonomisë, kultures, ekologjisë, arsimit … çështje të cilat tangojnë interesin qytetar dhe kanë impakt të drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve ’’thekson për Faton Pollozhani kryetar i kësaj lëvizje të re në Strugë. 

Sipas Pollozhanit qëllimet e përcaktuara Lëvizja “Vepro” do t’i realizoj duke shfrytëzuar te gjitha mekanizmat ligjore duke filluar me prononcimet publike, me organizime publike por edhe duke organizuar tribuna të ndryshme me ekspertë të fushave përkatëse me qellim që të ndikoj në ngritjen e vetëdijes kolektive por edhe në vendimmarrjen e institucioneve me propozime konkrete. 

Themelues te Lëvizjes “VEPRO” janë: Faton Pollozhani, Axhi Cenka, Memet Zhaku, Gentijan Dauti dhe Fatos Musai. 

Ndërkohë  kryetar i Lëvizjes ‘’VEPRO’’ me vendim të kuvendit të themeluesve është zgjedhur Faton Pollozhani./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button