Shtyhet premiera e James Bondit të ri për në nëntor shkaku i koronavirusit

Lansimi global i filmit të ri të James Bondit, “No Time to Die”, do të shtyhet për muajin nëntor, nga prilli kur ishte planifikuar, kanë thënë producentët të mërkurën, dhe arsye për këtë del të jetë frika nga koronavirusi, raporton Reuters.

Kjo shtyrje vjen pasi dy faqe të fansave të agjentit 007, që edhe kësaj radhe do të luhet nga Daniel Craig, kanë kërkuar nga studiot prapa filmit që të vonojnë lansimin nga frika se kinematë do të jenë të mbyllura në prill, transmeton Koha.net.

Themeluesit e franshizës së agjentit të fshehtë James Bond publikuan një letër të hapur ku, veç tjerash, thanë se edhe premiera botërore për “No Time to Die”, e planifikuar për 31 mars në Londër me 5,000 pjesëmarrës, do të ishte problematike.

“Pas marrjes në konsideratë në mënyrë të kujdesshme dhe përmes vlerësimit të tregut global teatral, lansimi i ‘No Time To Die’ do të shtyhet për në nëntor të vitit 2020”, thuhet në një postim në llogarinë zyrtare të James Bondit në Twitter. Aty nuk u përmend virusi specifikisht.

Në postim u tha se filmi do të lansohet në Mbretërinë e Bashkuar më 12 nëntor, ndërkaq në mbarë botën, përfshirë edhe SHBA-në, më 25 nëntor.

Premiera botërore e filmit është pritur të mbahet në “Royal Albert Hall” në Londër në fund të muajit mars.

Franshiza e Bondit është një prej filmave më fitimprurës në botë. Filmi i vitit 2015, “Spectre”, fitoi 880 milionë dollarë në ‘box office’ në mbarë botën, kurse “Skyfall” më 2012 mblodhi mbi 1 miliard dollarë globalisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button