Shkëndija e Tetovës dhe Struga Trim&Lum, në gjysmëfinale të Kupës

Shkëndija e Tetovës kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut dhe duket se e ka rrugën të hapur drejt suksesit përfundimtar. Kuqezinjtë tetovarë, pasi eliminuan Vardarin në fazën e 1/8-ave, nxorën jashtë garës në çerekfinale edhe Rabotniçkin me rezultat të përgjithshëm 3-3, duke avancuar falë rregullit të golave në fushën kundërshtarët.

Sfida e parë e zhvilluar në Tetovë kishte përfunduar 1-1, ndërsa sot, në Shkup, takimi u mbyll 2-2, me Shkëndijën që festoi në fund mes drithërimash, transmeton SS.

Pjesa e parë u mbyll në avantazh të skuadrës së drejtuar nga Ernest Gjoka, falë golit të Nafiut. Në fillimit të fraksionit të dytë ktheu baraspeshën Jevtoski në të 72-ën, por vetëm 3 minuta më vonë Besart Ibrahimi realizoi një gol shumë të bukur për rezultatin 1-2. Ranotnicki gjithsesi arriti të barazonte në minutat e fundit me Krstovskin, finalizim që nuk mjaftoi për të shmangur eliminimit, pasi Shkëndija u avantazhua për faktin që kishte shënuar dy gola në fushën kundërshtare.

U kualifikua gjithashtu edhe Struga Trim&Lum, falë fitores 1-2 në fushën e Renovës (takimi i parë, 0-0), Akademija Pandev eliminoi Shkupin, ndërsa Bregalnica Stip kaloi Labunishtën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button