“Ka ardhur koha të varfërit të pasurohen”, u citua nga Boki 13 te rasti “Reket”

Në seancën e sotme të rastit “Reket”, ku I akuzuari kryesor është Boki 13, nga vetë ky u citua fraza e Ivo Andriqit “Erdhi koha kur të mençurit do të heshtin, budallai do të flas, ndërsa I varfëri do të pasurohet”, transmeton Portalb.mk.

Këtë mesazh ja dedikoi prokurores Vilma Ruskovska, duke e akuzuar se reketi prej një milion e gjysmë euro nga biznesmeni Orce Kamçev ekziston vetëm në kokën e Ruskovskës.

“Ne veten mendon kur thua fukara?!”, i kundërpërgjigjet Ruskovska.

Sot dëshmoi kirurgu i spitalit “Sistina”, Toni Josifovski, i cili kishte operuar dy herë Boki 13.

Gjithashtu sot dëshmoi edhe shoferi personal i Jovanovskit, Stojan Arsovski, i cili foli në lidhje me disa udhëtime e takime të Boki 13 jashtë vendit.

Avokati Dukovski përsëri kërkoi zbutjen e masës së paraburgimit për Boki 13. Ndërsa gjykimi do të vazhdon të premten.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.

Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.

Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.

Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Jovakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button