Kuvend, për pak të rrihen deputetët! (VIDEO)

Atmosferë e tensionuar ka mbisunduar sot në dy komisionet në Parlament në atë për çështje juridike dhe atë për financa dhe buxhet.  Një incident ndodhi kur pasi që deputetët e LSDM-së kundërshtuan ashpër refuzimin nga ana e kryetares Blagodarna Duliq të kërkesës së tyre për pauzë. Me këtë rast deputetja e LSDM-së Biljana Kazanxhiska ia mori mikrofonin kryetares së Komisionit, Duliq e cila madje përfundoi dhe me thonj të thyer. 

Deputetët penguan përplasjen fizike të deputetit serb Dragisha Miletiq me njërin nga kolegët e tij.

Tensione kishte edhe në Komisionin për financa dhe buxhet, ku diskutohet rreth amendamenteve të opozitës për projekt buxhetin e vitit 2013. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button