Vuçiç: Beogradi do të vazhdojë të punojë në tërheqjen e njohjeve

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç në një konferencë për shtyp tha se nuk ekziston kurrfarë marrëveshje apo një “plan i madh” për të zgjidhur çështjen e Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai tha se ka pasur shumë lajme të pavërteta se “kanë arritur marrëveshje të madhe” dhe se ekziston një plan, ashtu që, si më parë, konsideron se marrëveshja e vërtetë midis Beogradit dhe Prishtinës nënkupton kompromis.

Vuçiç përsëriti se kërkesa për bisedime thelbësore është heqja paraprake e tarifave të vendosura nga Prishtina për mallrat nga Serbia, dhe zyrtarët kosovarë i porositi se Beogradi do të vazhdojë të punojë në tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Vuçiç gjithashtu komentoi vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tha se kjo vizitë ka qenë e rëndësishme dhe se dera e SHBA-ve për politikën serbe nuk është më e mbyllur, duke shtuar se vizita do të japë fryte në të ardhmen.

Presidenti serb Aeksandar Vuçiç me rastin e krizës së re të migrantëve tha se nëse nevojitet Serbia do të mbronte kufijtë e saj dhe se Serbia nuk do të jetë një “parking për migrantët”.

Vuçiç më tutje potencoi se “pas hapjes së kufirit turk drejt Bashkimit Evropian për migrantët, shërbimet serbe kanë marrë të gjitha informacionet e nevojshme në bazë të të cilave do të merren vendime”.

“Nëse nevojitet të mbrojmë kufijtë, atë do ta bëjmë në mënyrë efikase. Kësaj radhe nuk do të pres përgjigje nga BE, por do të sillemi vetëm në interes të sigurisë sonë”, porositi Vuçiç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button