Filipçe: Udhëtarët nga Italia do të plotësojnë pyetësorë duke qenë në aeroplan

Udhëtarët të cilët nga sot do të vijnë në vendin tonë me aeroplanët e “Vizer” nga Milano dhe Trevizo në aeroportet e Shkupit dhe në Ohër do të plotësojnë lokator kartë shëndetësore, njoftoi ministri për Shëndetësi, Venko Filipçe, njofton Portalb.mk.

Udhëtarët do t’i plotësojnë pyetësorët në aeroplan dhe kjo është procedurë standard, ka thënë Filipçe, gjatë situatave të këtilla siç është koronavirusi, kurse avio kompania e ka pranuar masën.

“Numri i personave të infektuar në Evropë është 3.365 pacientë,kurse vende të reja janë Andora, Latvia dhe Portugalia. Në pajtim me atë që ka persona të ri të sëmurë nëpër Evropë, e veçanërisht në Italinë veriore, kemi vendosur për këtë hap. Udhëtarët do të lënë të dhëna me adresë dhe nëse në ndonjë periudhë shfaqet ndonjë udhëtarë me simptoma të koronavirusit, do të jetë e lehtë për t’i gjetur bashkudhëtarët të cilët kanë qenë të ulur disa reshta para dhe mbrapa ulëses së tij, që është në pajtim me protokollin”, ka thënë Filipçe.

Ministri ka shtuar që në këto njëzet e katër orët e fundit nuk ka pacientë të ri të cilët janë paraqitur për testim për koronavirus, pas tre personave nga dje pasdite, për të cilët është bërë publike që nuk kanë korona virus. Pacientja e vetme e cila mjekohet në Klinikën infektive në Shkup çdo ditë ndjehet më mirë e më mirë, ka thënë ai.

Rekomandimi i Qeverisë që të mos mbahen tubime publike vlen deri më 6 mars dhe nëse ka nevojë, do të ndryshohet. Autoritetet apelojnë të mos udhëtohet në Itali nëse nuk është e domosdoshme dhe të gjithë që kthehen në vend nga rajonet më kritike të jenë të ndërgjegjshëm dhe t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje.

Më 29 shkurt Qeveria e Malit të Zi urdhëroi suspendim të fluturimit të Vizer-it nga Podgorica për në Milano dhe fluturimin e Rajaner nga Podgorica për Bolonjë për shkak të rrezikut nga përhapja e koronavirusit deri në fillim të prillit. Fluturimet për në Romë nuk janë anuluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button