Çitaku: Thaçi më ka kërkuar të vazhdojë detyrën, por unë do ta respektoj kërkesën e Qeverisë

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thënë se Presidenti i vendit Hashim Thaçi i ka kërkuar që të vazhdojë punën e saj në cilësinë e saj aktuale.

Këtë e ka bërë të ditur Vlora Çitaku përmes një deklarate në twitter, si reagim ndaj propozimit të Ministrit të Jashtëm Glauk Konjufcës për ta tërhequr nga posti i saj diplomatik në Amerikë, njofton Klan Kosova.

”Megjithëse Presidenti ka autorizim ekskluziv mbi këtë vendim dhe më ka kërkuar që të vazhdoj të shërbej në cilësinë time aktuale, unë do të respektoj kërkesën e Qeverisë”.

Ajo shton gjithashtu se s’mund ta kryej detyrën e saj nëse nuk e ka mbështetjen e të gjitha institucioneve të Kosovës.

”Nuk mund të ndërgjegjësoj mirë të vazhdoj të shërbej pa mbështetjen e plotë të të gjitha institucioneve të vendit tim”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button