Remenski: Nëse drejtori i DSK-së do të tregonte për “Reketin”, politikanët e prokurorët nuk do të shoqëroheshin me Bokin

Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski, e cila është e akuzuar në rastin “Lidhja Ndërkombëtare” (Reket 2), thotë se ish drejtori i Policisë Sekrete, Goran Nikollovski, që në nëntor të vitit 2018-të e ka ditur se ka ndodhur reket, por deri në maj të vitit 2019-të nuk ka ndërmarrë asgjë, njofton Portalb.mk.

Duke u përgjigjur në pyetje gazetareske, ajo tha se ky është mbulim klasik i veprës dhe se ish drejtori i Policisë Sekrete nëse do ta informonte kreun shtetëror, atëherë nuk do të kishte paraqitje publike dhe shoqërime të politikanëve, prokurorëve dhe gjykatësve me të akuzuarin në rastin “Reket”, Bojan JovanovskiBoki 13. Remenski sot ishte në Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit për ankesën e saj se Nikollovski jeton në shtëpi të avokatit të Orce Kamçevit, paraqitës i rastit “Reket”.

“Paraqitja nuk është e lidhur me rastin “Reket”, por hedh dyshim serioz se mosveprimi i drejtorit të DSK-së, Goran Nikollovski të cilit fillimisht disa herë i janë paraqitur veprime nga familja e Kamçevit është për shkak se ai jeton në shtëpinë e avokatit të Orce Kamçevit. Ai në nëntor të vitit 2018-të e ka marrë informatën se po ndodh reket, ndërkaq deri në fillim të majit nuk ka pasur kurrfarë veprim zyrtar që të parandalohet reketi. Nëse do të ishte informuar kreu shtetëror, kreu i atëhershëm, politikanët, prokurorët dhe njerëzit e gjyqësorit nuk do të shoqëroheshin me të akuzuarit nga “Reketi”, deklaroi Remenski.

Ajo thotë se bëhet fjalë për mbulim klasik të veprës dhe për të nuk është e kuptueshme se pse në atë periudhë ka këshillime për incizim në shtëpinë e personit në paraburgim shtëpiak nga ana e personit zyrtar që ka pasur obligim ta paraqet.

Më 10 dhjetor, Ana Kamçeva dëshmoi se është takuar disa herë me Goran Nikollovskin, të cilit i ka treguar se do të paraqet se është viktimë e reketit. Në pyetjen se pse është takuar jashtë selisë së DSK-së, ajo tha se nuk ka pasur besim pasi që atje ka punuar bashkëshorti i Remenskit, Jovçe.

Goran Nikollovski është emëruar për drejtor të DSK-së më 16 qershor të vitit 2017-të, ndërkaq funksionin e ka kryer deri në shfuqizimin e DSK-së më 1 shtator 2019-të.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki
13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Jovakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button