fbpx

Bieber pas një gruaje të martuar (Foto)

Më parë gjatë javës, u spekulua se 19-vjeçari ka gjetur tashmë një “zëvendësuese” për Selena Gomezin, ish-të dashurën e tij, kur u pa duke u puthur e në kontakt të vazhdueshëm fizik me Jordan Ozunën, një kamariere e një klabi të famshëm në Las Vegas.

E megjithatë, ndërsa nuk dihet konkretisht se cili është stadi i marrëdhënies së Bieber me 22-vjeçaren, është e sigurt se Ozuna nuk është “tërësisht beqare”, ashtu siç u besua në fillim.
Jo vetëm kaq, por ajo në të vërtetë është e martuar që prej disa vitesh.

Ozuna vendosi të lidhej në martesë që në moshë të hershme, me të dashurin e saj të gjimnazit, por lidhja zgjati vetëm pak vite dhe aktualisht, ajo është në proces divorci.

Ne foto, Selena Gomez, e dashura e famshme e Justin Bieber per disa vite. Lart, “interesi” i tij i ri romantik, Jordan Ozuna

Megjithatë, teknikisht, e reja vazhdon të jetë e martuar dhe sipas shtypit amerikan, kjo nuk do të jetë një surprizë aspak e këndshme për Justin, raporton TCH.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close