Anëtarët e Dhomës Përfaqësuese të Holandës: RMV ka arritur zhvillim të mjaftueshëm për fillimin e bisedimeve

Pas raportit të Komisionit Evropian në të cilin pozitivisht u vlerësuan reformat në gjyqësor, RMV ka marrë raport pozitiv edhe nga Delegacioni i Komitetit të Përhershëm për çështje Evropiane të Dhomës Përfaqësuese të Mbretërisë së Holandës që e vizitoi Maqedoninë e Veriut në shkurt të këtij viti, njofton Portalb.mk.

Nga vizita e fundit, në maj të vitit 2019-të, raportuesi ka konstatuar se Maqedonia e Veriut ka arritur zhvillim plotësues për fillimin e bisedimeve për hyrje në BE.

Në raport është theksuar se Maqedonia e Veriut ka arritur zhvillim të madh në përshtatjen e politikës së brendshme dhe ligjvënësit në pajtueshmëri me të drejtën e BE-së. Raporti thekson se rreth 34% nga rregullat evropiane nga rregullativat dhe direktivat në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme tanimë janë zbatuar në ligjvënësin e brendshëm. Por, gjithashtu, në raport është konstatuar se në Maqedoninë e Veriut është vërejtur motivim thelbësor dhe përkushtim i bindshëm për reformat nga ana e pushtetit.

Sipas raportuesit, miratimi i Ligjit për Prokurori Publik është rezultat mbresëlënës, i cili mundëson vazhdimin e hetimeve, por dhe se ligji nuk përmban amnisti të fshehur, që do t’u mundësonte disa ish politikanëve të ikin nga hetimi.

Ky raport pozitiv pritet që të jetë bazë për diskutim në Kuvendin e Holandës për zgjerimin e BE-së në Ballkan. Raportin e plotë mund ta gjeni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button