Me dëshmitarë të mbrojtjes vazhdon gjykimi për rastin “Reket”

Me dëshmitarë të rinj të mbrojtjes së Bojan Jovanovskit- Boki 13 sot në Gjykatën penale vazhdon gjykimi për rastin “Reket”.

Në seancën e djeshme kanë dëshmuar stilisti Sergej Varoshlija, pronarja e optikës Marija Jankovska dhe pronari i galerisë Aleks Kërtov për atë se ku dhe si njihen me të akuzuarin dhe stilin e tij të jetës.

Gjykimi për rastin “Reket” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheqë gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Villma Ruskoska.

Në seancën e djeshme duhej të dëgjoheshin edhe tre dëshmitarë, por Vlladimir Todoroviq, Dejan Pandeleski dhe Jovle Remenski u tërhoqën nga mbrojtja, ndërsa dëshmitarja Lidiba Janevska parashtroi dokumentacion mjekësor se është nën stres dhe nuk mund të dëshmojë.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.

Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.

Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button