Ministri iranian i Industrisë, Minierave dhe Tregtisë është prekur nga koronavirusi

Ministri i Industrisë, Minierave dhe Tregtisë së Iranit, Reza Rahmani, është prekur nga koronavirusi i ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të faqes së lajmeve “Asriran” që publikon në Iran, thuhet se Rahmani pasi është diagnostikuar me Covid-19 është shtruar fillimisht në spitalin “Imam Humeyni” në Teheran dhe më pas është dërguar në një spital tjetër duke u vendosur nën kujdesin intensiv. Theksohet se gjendja e ministrit Rahmani është më mirë në krahasim me ditët më parë.

Për shkak të epidemisë Covid-19, në Iran numri i jetëve të humbura ka arritur në 77, ndërsa numri i të prekurve në 2.336.

Në mesin e të infektuarve me koronavirus janë edhe zëvendëspresidentja e Iranit, Masoumeh Ebtekar, zëvendës ministri i Shëndetësisë Iraj Harirchi dhe 23 deputetë iranianë.

Ndërkohë për shkak të virusit kanë humbur jetën ish-ambasadori i Iranit në Vatikan, Hojatolislam Seyed Hadi Khosroshahi dhe Mohammed Mirmuhammedi, anëtar i këshillit të përcaktimit të rendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button