Putin, ligj kundër martesave homoseksuale

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka propozuar ndryshime të reja të kushtetutës së vendit, të cilat duhet të përfshijnë përmendjen e Zotit dhe përshkrimin e martesës si diçka heteroseksuale, shkruan Euronews, transmeton Portalb.mk.

Ndryshimet e propozoara theksojnë besimin që ka Rusia në Zot dhe shton se martesa është një bashkim midis një burri e një gruaje, diçka që shkon në të njëjtën linjë që ka mbajtur Putini kundër martesave homoseksuale.

Kisha Ortodokse Ruse, e cila ka bashkëpunim të fortë me Putinin, ka kërkuar që në Kushtetutë të përmendet edhe një përshkrim i Zotit, diçka që është kundërshtuar shumë nga kritikët.

Ata i referohen traditës së vjetër komuniste dhe ndarjes së përhershme të kishës nga shteti.

Shumë të tjerë i kritikojnë duke i quajtur të papërshtatshme, meqenëse Rusia është një vend me shumë besime feare.

Ekspertët thonë se Putini po përpiqet të largojë vëmendjen nga ndryshime të tjera kushtetuese që mund t’ia zgjerojnë pushtetin.

Zgjedhjet kombëtare të prillit

Parlamenti i kontrolluar nga Putini e mbështeti menjëherë propozimin e presidentit, dhe pritet të japë miratimin përfundimtar javën tjetër, gjë që do të çojë drejt një votimi kombëtar më 22 prill.

Propozimin e parë për ndryshimet kushtetuese Putini e bëri në janar, gjatë fjalimit të përvitshëm të adresuar popullit, duke thënë se është nevoja të zgjerojnë fuqitë e parlamentit, në mënyrë që të forcohet demokracia.

Kundërshtarët e Kremlinit e kanë përshkruar këtë si një manovër të Putinit në mënyrë që të qëndrojë në pushtet edhe pas këtij mandati, që mbaron në vitin 2024.

Putini paraqiti një propozim shtesë, me 24 faqe, të hartuar nga grupi i ekspertëve të Kremlinit, që vepron paralelisht me parlamentin dhe që do të lexohet në në seancën e dytë të diskutimit.

Propozim për të parandaluar dhënien e Krimesë

Putini iu përgjigj edhe propozimit të bërë nga një prej anëtarëve të grupit të ekspertëve, i cili tha se duhet krijuar një ligj në kushtetutë që do t’ia heqë mundësitë çdo drejtuesi të ardhshëm për të falur Krimenë, territor që Rusia e aneksoi në vitin 2014.

Propozimi është që të ndalohet çdo propozim për të dhënë territore të Rusisë, e të quhen të paligjshme të gjitha thirrjet për ta propozuar një gjë të tillë.

Një tjetër ndryshim në kushtetutë kërkon që t’i shpallë rusët si “grup etnik shtet-formues”, që merr përsipër të mbrojë interesat e grupeve të tjera etnike të kombit.

Putini shtoi edhe një artikull që synon të quajë të jashtëligjshëm mohimin e rolit fitimtar të Rusisë në Luftën e Dytë Botërore.

Propozimi kërkon që të mbrohet “e vërteta historike” dhe të ndalohet me ligj “minimizimi i mbrojtjes heroike që populli i ka bërë atdheut’.

Këto ndryshime të kushtetutës vijnë teksa Rusia përgatitet të festojë 75-vjetorin e fitores së Luftës së Dytë Botërore.

Udhëheqësi 67-vjeçar ka 20 vite në pushtet, drejtuesi më jetëgjatë i vendit që pas Stalinit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button