AMAN mblodhi 5.300 nënshkrime për 6 ditë!

Nisma qytetare AMAN për vetëm 6 ditë mblodhi 5.300 nënshkrime, edhe atë prej 19 komunave në Maqedoni.

Në komunat tjera nuk ka evidencë për numrin e nënshkrimeve të mbledhura, meqë atë duhet ta bëjë person i autorizuar.

Nevojiten 10.000 nënshkrime për ndryshimin e Ligjit për energjetikë dhe për kthimin e tarifës së lirë të rrymës.

“Po e shohim se qytetarët po zgjohen nga gjumi dimror dhe se e ngrisin zërin e tyre. U bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të dalin dhe të nënshkruajnë, me çka do të dëshmojnë se janë në anën e popullit”, tha për Plusinfo Aleksandar Goçev, pjesëmarrës në nismën. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button