Shkoi në 79 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, 2500 të infektuar

Autoritetet italiane kanë vërë publik bilancin e fundit të përhapes së koronavirusit ën Itali i cili ka shënur një shtim të numrit të viktimave e të personave të infektuar në nivel kombëtar, transmeton OraNews.

Me përjashtim të rajonit të Valle d’Aosta, raste pozitive me koronavirus janë regjistruar në 20 rajone italiane, nga 21 që ka e gjithë Italia.

Sipas të dhëna zyrtare të bërë publike nga Enti Kombëtar i Departamentit të Mbrojtes Civile Italiane deri më roa 17.00 të datës 3 mars 2020 në Itali janë identifikuar 2502 persona pozitiv nga koronavirus.

Dukshëm është rritur dhe numri i viktimave që deri më tani ka arritur më 79.

Dita e sotme ka shënuar 27 viktima më shumë në krahasim me 24 orë më parë kur numri i tyre ishte 52.

229 të infektuar po kurohen në terapi intensive, 1034 në strukturat spitalore e 1000 të tjerë  në kushte shtëpiake

Autoritetet italiane informojnë se “ende nuk është e qartë se koronavirusi është shkaku i vdekjes së viktimave. Ajo që dihet është se ata kanë qënë të infektuar nga koronavirtus por dhe njëherësh pacientë me patologji të tjera.”

Rajoni i Lombardisë konfirmohet përsëri si territori me numrin më të lartë të personave të infektuar duke arritur në 1520 persona. Në këtë rajon është identifikuar dhe numri më i lartë i vitktimave që deri më sot ka arritur në 55.

Në rajonin e Emilia Romagnas janë regjistruar 398 persona të infektuar e 18 viktima, ndërsa në Veneto 297 të infektuar e 3 vitkima.

Lajmi pozitiv i ditës së sotme është se numri i personave të shëruar nga koronavirus është 160.

Deri më tani në Itali janë kryer 25856 tampone.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button