fbpx

Ekspozitë me librat e ndaluar, komunizmi ndalonte leximin e kryeveprave, ja cilat janë ato

Në muajin e kujtesës, për herë të parë në Bibliotekën Kombëtare çelet një ekspozitë me libra të ndaluar gjatë komunizmit, transmeton TopChannel.

“Është pjesë mjaft e rëndësishme ky kombinimi i librave, i autorëve të rezervuar me autorët shqiptarë dhe ata të huaj me dokumentacionin që vinin në lëvizje mekanizmin. Ky është një dokument i pari që ne kemi gjetur në mars të vitit 1948. Është vendim i gjykatës me listën e autorëve dhe librave të ndaluar”, shprehet Piro Misha, Drejtor i Bibliotekës Kombëtare.

Këtu është një grup ku redaktori i librit ka qenë në burg, ndalohet libri plotësisht. Ndërsa aty ka vepra të Ismail Kadaresë, që në momente të caktuara u ndaluan të qarkullojnë.

Kjo është një kartolinë e cila ndalohet të hidhet në karton, “Motra tone”. Jo sepse ndalohet Kole Idromeno, por sepse ajo ka një kryq. Siç thuhet në shkresë; Kryqi që ajo ka në qafë lejon keqpërdorimin nga disa njerëz që ruajnë akoma konceptet fetare.

Kjo është një vepër e Dritëro Agollit që u quajt e gabuar për një periudhë kohe dhe u ndalua. Disa janë të ndaluar dhe si autorë, psh Arshi Pipa është I ndaluar tërësisht.

Petro Marko zë një kapitull më vete. Ashtu edhe Mitrush Kuteli. Janë nga autorët që herë lejoheshin herë ndaloheshin dhe shiheshin me dyshim nga regjimi.

Kur një figurë qëndronte në burg atëherë fillonte një mekanizëm I tërë spastrimi I bibliotekave. Këtu është lista e atyre që shpalleshin armiq, që nga Mehmet Shehu e me radhë. Fillonte spastrimi që nga librat bazë si “Gju Me Gju me Popullin”.

Në ’65 u ndalua Dantja, Gëtja, Tolstoi e me radhë.

Librat e rezervuar merreshin edhe nga institucione të caktuara për punë, por që gjithmonë me leje të caktuar. Për libra shumë të rezervuar ishte shumë e vështirë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close