Natyra, më e ‘lirë’ se terapia

Natyra është terapia më e mirë për natyrën njerëzore. Nëse vuajmë nga ankthi, problemet me stresin apo depresionin, psikologët rekomandojnë daljen në ajër të pastër, shëtitjen apo vrapin në natyrë, transmeton Class.

Natyra ka forcën të rikarikojë energjitë tona, ajo ndikon drejtpërdrejtë në humorin tonë. Nuk ka nevojë të konsultohemi me një terapist, mjafton një vizitë në freskinë dhe ajrin e pastër që dhuron gjelbërimi.

Natyra është ekonomike, është shoqja më e mirë e njeriut, streha e tij më e sigurt, ku gjen shpesh paqen dhe shërimin.

Në natyrë ka shërim, ka paqe, ka terapi. Ne jemi një me natyrën, prandaj është gjithmonë instiktive ta kërkojmë ndikimin e saj në jetën tonë, është e natyrshme të duam ta përqafojmë. Nëse po kërkon qetësinë dhe paqen që mungojnë brenda vetes, natyra do të të ndihmojë.

Të qëndrosh brenda ambienteve të punës gjithë ditën, nuk është e shëndetshme, megjithatë shpesh nuk ka alternativë tjetër.

Krijo një hapësirë të lirë në agjendën tënde ditore, bëje për veten, vizitoje natyrën, është më e shëndetshme se çdo medikament dhe më e lirë se çdo terapist.

Është falas, është dhuratë për të gjithë. Duhet vetëm ta vizitojmë dhe të kujdesemi për të.

Nëse sot nuk je zgjuar në humorin e duhur, nëse po akumulon shumë stres, nëse punët nuk shkojnë siç dëshiron, nuk ke fjetur mirë dhe je shumë i lodhur nga e gjithë kjo…

Bëj një shëtitje në natyrë. Dil atëherë kur je i lodhur dhe nuk ke asnjë pikë energjie të mbetur. Natyra të mirëpret, dhe kur të kthehesh do ti jesh mirënjohës!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button